Dyshimet për helmim nga uji, 21 fëmijë marrin shërbime në Spitalin e Pejës

Aktuale

Dyshimet për helmim nga uji, 21 fëmijë marrin shërbime në Spitalin e Pejës

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:03
Foto Ilustrim

21 fëmijë nga mbrëmë kanë marrë shërbime në Spitalin e Pejës, pas helmimit nga uji në Deçan.

Ndërkohë, sot në mëngjes dy fëmijë të tjerë të një familjeje, janë hospitalizuar, njofton Klan Kosova. Dy të rritur janë trajtuar në urgjencë të cilët janë nga Peja por kanë frekuentuar Deçanin.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Me anë të këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit.

Aktualisht, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjendet në Deçan për të parë nga afër situatën dhe gjatë ditës pritet të shkojë edhe Presidentja Vjosa Osmani bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat