Helmimet në Deçan, presidentja viziton sot këtë komunë

Aktuale

Helmimet në Deçan, presidentja viziton sot këtë komunë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:23
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar vizitën në qytetin e Deçanit, pas situatës së krijuar atje, e ku rreth 900 persona dyshohet se janë helmuar nga uji.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ajo do të shkojë në Deçan rreth orës 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në kërë komunë.

E së fundmi nga kjo QKMF, është konfirmuar se rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat