Raporti 24 orësh i MSH-së: 8 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Aktuale

Raporti 24 orësh i MSH-së: 8 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës me pandeminë Covid-19.

MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja me CoVID-19, derisa nuk ka pasur të vdekur.

Njoftimi i plotë:

13 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 108.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat