Dy serbët në Deçan, Kryeprokurori i Pejës kërkon raport urgjent nga policia

Aktuale

Dy serbët në Deçan, Kryeprokurori i Pejës kërkon raport urgjent nga policia

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:15
Agim Kurmehaj

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka folur lidhur me rastin e dyshimeve për helmim të më shumë se 1500 personave në Deçan duke thënë se akoma nuk mund të dilet me konkludime të qarta për këtë rast.

“Me marrjen e informatës për rastin në Deçan unë kam angazhuar dy prokurorë që janë marrë intensivisht me këtë çështje dhe kanë qenë në kontakte të drejtpërdrejta me të gjitha institucionet e tjera të cilat merren me ndriçimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Jemi duke punuar intensivisht. Jemi duke u marrë kryesisht me dyshimet te faktori njeri i cili ka mundur ta shkaktojë këtë pasojë. Në këtë fazë nuk mund të dalim me konkludime të qarta, por besoj që për këtë çështje do të prononcohemi shumë shpejt”.

Ai ka folur edhe lidhur për dy serbë të cilët, sipas raportimeve, ishin parë në afërsi të burimit të ujit në Deçan.

“Meqë nuk është lajmëruar prokuroria lidhur me këtë rast kam kërkuar nga Policia e Deçanit që ta përpilojë një raport urgjent që do të më njoftojnë rreth kësaj dhe më pas do të merremi me veprimet e nevojshme në atë drejtim”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat