​Osmani: Me përkrahje të Biden dhe Merkel në do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen të stabilizojnë rajonin

Aktuale

​Osmani: Me përkrahje të Biden dhe Merkel në do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen të stabilizojnë rajonin

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:46
Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë deklaruar se do mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për cka i ka falënderuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani thotë se me mbështetje të Biden dhe Merkel fuqishëm do t’i kundërshtojnë gjitha ata që përpiqen ta stabilizojnë rajonin.

Presidentja e vendit ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për deklarimet se do të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Në takim me Merkelin, Biden deklaroi se kanë bërë dakord për rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane.

“Ne do të qëndrojmë se bashku për parimet demokratike dhe të drejtat universale kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura. Ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të adresuar prapambetjen demokratike, korrupsionin, popullzimin e rremë në Bashkimin Evropian ose midis kandidatëve për anëtarësim në BE apo kudo”, potencoi ai.

Biden ka ngritur shqetësimin e tij para Merkel edhe rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ata u pajtuan që Moska nuk mund të lejohet që ta përdorë energjinë si armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat