E kritikoi Qeverinë Kurti, Arben Gashit i vjen reagimi - ja çka i përmendet

Aktuale

E kritikoi Qeverinë Kurti, Arben Gashit i vjen reagimi - ja çka i përmendet

Nga: A.Zh Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:05
Arben Gashi

Njohësi i çështjeve politike Adem Bytyçi, është shprehur kritik ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi.

Ai ka thënë se Gashit nuk i besohet në politikë, pasi sipas tij, ai nuk e pohon të vërtetën dhe se ka vetëm llafe dhe jo argumente kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Bytyçi ka theksuar se gjatë qeverisjes së LDK-së ikën mijëra qytetarë nga Kosova, për shkak të papunësisë dhe varfërisë.

Reagimi i Bytyçit, i dërguar në “Bota sot”:

Përgjigjja ime në pyetjen a i besohet Arben Gashit në politikë, do të ishte kjo:

Arben Gashit, nuk i besohet në politikë, sepse nuk e pohon të vërtetën dhe më shumë ka llafe se sa argumente kundër qeverisë Kurti.

Ky sa e ka qeverisur vendin me Isa Mustafën dhe disa bashkëpartiakë tjerë të LDK-së, përveç Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë të pakicës serbe që ia ka sjellë Kosovës, nuk dihet për ndonjë të mirë tjetër që ia vlen të përmendet dhe është me rëndësi për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj

Mbase, në qeverisjen e vendit nga partia e Gashit, LDK, jo vetëm që i gënjyen qytetarët se u liberalizuan vizat, por për shkak të papunësisë dhe varfërisë u detyruan me qindra dhe mija qytetarë ta lëshonin Kosovën për të gjetur punë diku në shtetet e perëndimit për t'iu siguruar jetën familjeve të tyre.

Tani, ky është Arben Gashi, që e kritikon Qeverinë për "keqqeverisje" si djall i veshur në rroba të pejgamberit.

Ky vetëm llafe ka e punë hiq, me politikanë si ky nuk përparon vendi, sa më parë ky dhe ca tjerë si ky të largohen nga skena politike e Kosovës aq më mirë për Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Unë që po flas me një gjah kaq të kthjellët dhe të sinqertë kurrë në jetën time nuk kam pirë qoftë edhe një gotë nga ndonjë anëtar i VV-së, as nuk jam anëtar i këtij subjekti politik, as nuk mendoj të ndërtojë karrierë politike në asnjë subjekt politik, por VV, në krahasim me subjektet tjera ka filluar për së mbari ta qeverisë vendin. Nuk është me rëndësi çka thotë Arben Gashi i LDK-së, apo Abelard Tahiri i PDK-së, të cilët i lanë me gishta në gojë dhe me gojën plotë vetëm me frazologji politike kundër pozitës zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021 dhe nuk patën asnjë argument tjetër për t'ua mbushur mendjen qytetarëve se vërtetë Qeveria aktuale është duke e keqqeverisur vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat