Paralajmërimi i Bytyçit: Kjo i pret në tetor partitë opozitare që po e duan rrëzimin e Kurtit

Aktuale

Paralajmërimi i Bytyçit: Kjo i pret në tetor partitë opozitare që po e duan rrëzimin e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:06
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Lumir Abidixhiku

Njohësi i çështjeve politike Adem Bytyçi, ka reaguar pas kritikave të partive opozitare ndaj kryeministrit Albin Kurti, për vizitat e tij jashtë Kosovës.

Bytyçi ka thënë se partitë, të cilat po e akuzojnë Kurtin, e kanë kuptuar se do të humbasin në zgjedhjet lokale, përcjelll Bota sot.

Ai ka këshilluar partitë opozitare që të merren më shumë me elektoratin e tyre, pasi në zgjedhjet e tetorit, nuk do ta kalojnë as pragun zgjedhor.

Reagimi i tij, dërguar në “Bota sot”:

Partitë që po thërrasin rrëzimin e qeverisë Kurti, e kanë kuptuar se humbjen në zgjedhjet lokale e kanë më se të sigurt.

Disa ish-kryeministra dhe funksionarë të lartë shtetëror, të cilët nuk po heshtin duke e qortuar z. Kryeministrin aktual Kurtin, për një vizitë të tij në Greqi, e pastaj në Kanë të Francës, duke e akuzuar se paska shpenzuar shumë lekë të taksa-paguesve kosovarë, madje nuk e lanë vetëm me kaq, por u morën edhe me një fustan të vajzës së vogël të Kryeministrit Kurti, një shembull ky i pa precedan në politikën e një vendi.

A thua iu kujtohet këtyre që po e zhvillojnë një kampanjë politike të motivuar politikisht kundër Kryeministrit Kurti, se dikur këta vetë kur i bënin pushimet dimërore me familjet e tyre në hotelet më të shtrenjta të Zvicrës, të cilat krahasimisht janë shumë më të larta se shpenzimet e Kryeministrit Kurti në vizitën e tij në Greqi dhe pastaj udhëtimi i tij në festivalin e fillimit në Kanë të Francës.

Kritikat dhe transparenca e shpenzimeve të Kryeministrit në çdo vizitë të tij zyrtare jashtë vendit janë e drejtë e opozitës dhe e opozitarëve, mirëpo të flitet për fustanin e një vajze të vogël të një Kryeministri dhe të manipulohet për qëllime politike personaliteti i një vajze të vogël, kjo nuk mund absolutisht të kuptohet ndryshe, përveçse një akt i ultë i një politike, e cila e ka të pa mundur për të dalë nga katrahurat e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve të saj politikë.

Janë zgjedhjet lokale të cilat po afrohen me shpejtësi, ato të cilat do të vulosin humbjen e shumë partive politike, veçanërisht të atyre që po kërkojnë protestë për rrëzimin e qeverisë Kurti, por, pas humbjeve në zgjedhjet lokale këto parti dhe Kryetarët e tyre do t'i lëshon narkoza e dëshirës për pushtet për ta kuptuar saktësisht se cilat janë gjasat reale kurrfare të tyre për t'iu kthyer përsëri pushtetit.

Më së miri për ca kryetarë partish do të ishte që në rrethanat aktuale politike në vend, mos ta shpenzonin energjinë e tyre politikë kundër Kryeministrit Kurti, pa as një efekt, por t'iu kushtonin më shumë vëmendje partive të tyre për të shtuar mundësisht elektorat, në mënyrë që sado me vështirësi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mund ta kalonin pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat