E kritikoi Kurtin për takimin në Bruksel, nxjerret ‘zbuluar’ Avdullah Hoti – ja kompromisi që bëri në të kaluarën me Sebinë!

Aktuale

E kritikoi Kurtin për takimin në Bruksel, nxjerret ‘zbuluar’ Avdullah Hoti – ja kompromisi që bëri në të kaluarën me Sebinë!

Nga: A.M Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:42
Albin Kurti dhe Avdullah Hoti- ilustrimi Bota sot

E refuzoi pa e lexuar fare marrëveshjen e kryeministrit Kurti, vjen reagimi i ashpër ndaj Vuçiqit

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi ka komentuar takimin e dytë të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai u shpreh se në bazë të qëndrimeve të Vuçiqit, nënkuptohet se Beogradi dëshiron ta trajtojë Kosovën si vasale të saj, pa të drejtë që të propozojë dhe prezantojë problemet dhe qëllimet e saj për bisedimet.

Po ashtu, profesori përmendi edhe bisedimet në kohën e Hashim Thacit dhe Avdullah Hotit, ku sipas tij atëherë ekzistonte një axhendë kompromisi me Serbinë.

“Më duhet t'i them edhe zotit Hoti, se sa herë flet kundër Albinit për dialogun e nxjerr veten më të zbuluar me atë kërkesën e famshme për ta shtyrë për më vonë çështjen e asociacionit. Ndërkaq Albini në vend të Asociacionit i ofroi Vuçiqit njohjen madje edhe tq masakrqs serbe te Molla e Kuqe para 150 vitesh!”, deklaroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Takimi i dyte i kryeministrit te Kosoves, zotit Kurti dhe presidentit te Serbise, zotit Vucic, ka perfunduar. Albin Kurti kesaj radhe paraqiti me shkrim nje marreveshje stabiliteti, paqeje e sigurie midis dy vendeve. Por Aleksander Vucic e refuzoi ate pa e lexuar fare!

Kjo do te thote se Beogradi deshiron ta trajtoje Kosoven si vasale te saj, pa te drejte qe te propozoje dhe prezantoje problemet dhe objeksionin e saj per bisedimet. Ndryshe nuk shpjegohet refuzimi i nje dokumenti edhe per ta lexuar ate, aq me teper kur behet fjale per nje marreveshje qe garanton stabilitet, paqe e siguri.

Marreveshja per personat shqiptare te vrare e masakruar e me pas te zhdukur nga Serbia kishte nje togefjalesh per ballafimin e Serbise me te kaluaren, togefjalesh i pranuar nga zoti Borrell. Por per kete shkak Aleksander Vucic e refuzoi edhe kete marreveshje. Ne kete rast kemi te bejme me kembnguljen e Beogradit per te mos pranuar krimet serbe ne Kosove.

Mjaftojne keto dy akte te kreut te shtetit serb e te kuptojme se Serbia nuk ka ndermend te merret seriozisht me dialogun., jo me te nenshkruaje ndonje marreveshje per njohje. Nderkohe me duhet t'i them Avdullah Hotit se ne kohen e tij e te Hashim Thacit kishte nje axhende kompromisi me Serbine. Kompromisi ishte ndarja e Kosoves! Me duhet t'i them edhe zotit Hoti, se sa here flet kunder Albinit per dialogun e nxjerr veten me te zbuluar me ate kerkesen e famshme per ta shtyre per me vone ceshtjen e asosacionit. Nderkaq Albini ne vend te Asosacionit i ofroi Vucicit njohjen madje edhe te masakres serbe te Molla e Kuqe para 150 vitesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat