Vllasi: Edhe pse dialogu po zhvillohet në Bruksel, roli i këtij shteti do të jetë vendimtar

Aktuale

Vllasi: Edhe pse dialogu po zhvillohet në Bruksel, roli i këtij shteti do të jetë vendimtar

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 22:17
Azem Vllasi

sh-politikani dhe avokati Azem Vllasi, vlerëson se roli i SHBA-së në Kosovë e më gjerë është i pazëvendësueshëm.

Ai thotë se çdo fitore që ka arritur Kosova është bërë me ndihmën e SHBA-së.

Vllasi ka thënë se do të vijë një moment kur SHBA-ja vërtetë do të inkuadrohet në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tij, SHBA-ja nuk inkuadrohet në dialog kur e fton Kosova, por kur e sheh të arsyeshme – në finale.

“Roli i Amerikës është i patjetërsueshëm. Prej që ka filluar kriza me shpërbërjen e Jugosllavisë, në fund roli vendimtar i Amerikës ka qenë vendimtar, si për ndërprerje të atyre tragjedive, për dizajnimin e hartës së re gjeopolitike në këtë rajon. Roli i SHBA-së ka qenë vendimtar edhe ne Kosovë. Duhet ta dimë se për çlirimin e Kosovës me intervenimin e NATO-s, ka qenë roli i Amerikës vendimtar, edhe për shpalljen e pavarësisë ishte njësoj. Prandaj, në dialogun në Bruksel, në një pikë të caktuar, do të jetë roli amerikan vendimtar për një stabilitet paqësor, për t’ia ulë kaçepin Serbisë, të mos i kërcënojë më fqinjët, të mos jetë më destablitet në rajon”, ka thënë Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat