"Dialogu Kosovë-Serbi duket si lojë për tifozët dhe kundërshtarët politikë të Kurtit e Vuçiqit"

Aktuale

"Dialogu Kosovë-Serbi duket si lojë për tifozët dhe kundërshtarët politikë të Kurtit e Vuçiqit"

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 20:26
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar dy ditë më parë në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Por, siç dihet edhe kësaj radhe takimi mes Kurtit e Vuçiqit ka përfunduar pa diçka konkrete.

Kjo për shkak pasi, që sipas kryeministrit Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar propozimin për një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

E, takimin e para dy ditë në Bruksel e ka komentuar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa, në një përgjigje ka thënë se asnjëra palë nuk janë të gatshme të dialogojnë, duke shtuar se kjo ndoshta mund të jetë edhe strategji e tyre.

“Ajo çfarë shihet deri më tani është se as Kosova dhe as Serbia nuk janë të gatshme të dialogojnë. Kurti dhe Vuçiq u takuan dy herë por dialog nuk kishte.  Mund të jetë kjo strategji e tyre populiste”, ka thënë Mustafa.

Kurse, sa i përket marrëveshjes së propozuar nga Kurti, Mustafa është shprehur se sikur Vuçiqi ta nënshkruante të njëjtën atëherë kjo do të nënkuptonte pranim të njëra-tjetrës.

“Sa i përket Marrëveshjes së prezantuar nga z. Kurti, sikur atë do ta nënshkruante Vuçiq, atëherë dialogu do të bëhej për vizita reciproke të Kurtit në Serbi e të Vuçiqit në Kosovë, sepse vet nënshkrimi në një dokument ku dy vendet paraqiten si shtete sovrane, nënkupton pranim të njëra- tjetrës pavarësisht sesi është titulluar marrëveshja”, ka shtuar Mustafa.

Ndërsa, ka thënë se ëhstë hendikep i amdh që Shtetet e Bahskuara të Amerikës nuk po jenë pjesë e takimeve në Bruksel.

“I paqartë është roli i SHBA-së. Është hendikep i madh që SHBA nuk është në Bruksel. Prandaj sot “dialogu” duket vetëm si lojë për tifozët dhe kundërshtarët politik të Kurtit dhe Vuçiqit dhe si mundësi që Lajçak me e marrë një rrogë nga BE. S’ka të bëjë me zgjidhje racionale politike”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.

Gjatë takimit kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq për kryerjen e tre gjenocideve ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë Vuçiq e quajti takim të keq dialogun në Bruksel, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat