Tha se ia kishte përmendur krimet Serbisë para Kurtit, Skender Hysenit i vjen reagimi, i kërkohet kjo gjë për ta vërtetuar

Aktuale

Tha se ia kishte përmendur krimet Serbisë para Kurtit, Skender Hysenit i vjen reagimi, i kërkohet kjo gjë për ta vërtetuar

Nga: G.B Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:06
Skender Hyseni

Skender Hyseni ka deklaruar se ai ia ka përmendur Serbisë krimet që i ka bërë në Kosovë, qysh më herët në dialog.

Pas kësaj ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Përmes një postimi në Facebook, ai atë deklaratë të tij e ka quajtur gënjeshtër, derisa ka thënë se nëse do të ishte kjo e vërtetë, ai do ta kishte thënë këtë edhe kur ishte koordinator për dialog, përcjell Bota sot.

Maxharraj më tej ka thënë se për ta vërtetuar këtë, ai duhet të bëjë publik stenogramin origjinal nga ajo mbledhje e KS të OKB-së.

Postimi i tij i plotë:

RRENA SKENDËRHYSENQE?!

Krroçani nga torishta e krroçanave të ikur nga LDK pasi që atë e shkatërruan me themel, ndoshta edhe me izen e Grenellave, e paska lëshuar një rrenë të kulluar se gjoja mu në Qendrën e botës e paska akuzuar Serbinë për gjenocid për masakrimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitin 1878.

Këtë e bëri se gjoja ai është i pari qe ia paska përmend gjenocidin Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës e jo Albin Kurti që ia tha troç dje mu në qendrën e Evropës edhe zyrtarisht para krejt botës.

Kjo e Albin Kurtit është e vërtetë sepse e dëgjoi çdokush, bile edhe fëmijët nuk do ta harrojnë nuk do ta harrojnë.

Kurse ajo e Skender Hysenit në KS është një mashtrim një rrenë. Për ta larë rrenën e vetë ky duhet të bëjë publik stenogramin origjinal nga ajo mbledhje e KS të OKB-së.

Sikur kjo te ishte e vërtetë, Skender Hyseni do ta përsëriste edhe në dialogun me Serbinë ku ishte koordinator.

Por çele gur gojën asnjë fjalë lidhur me këtë. Ndoshta e shukati vartësit e tij Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Apo ndoshta nuk duhet me ja zënë për të madhe këto muhalife të tij sepse njeriu as sa di, aq edhe flet. E, ky Skender Hyseni as nuk di e as nuk flet asgjë të mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat