Ish-presidentja merr vaksinën kundër Covid-19

Aktuale

Ish-presidentja merr vaksinën kundër Covid-19

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:53
Atifete Jahjaga

Sot ka marrë vaksinën kundër Covid-19 ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, teksa ka thënë se të gjithë qytetarët duhet ta ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.

Postimi i plotë: 

Sot, në sallën 1 Tetori u vaksionova edhe unë.

Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër.

Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit.

Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat