Familja Imeri kundër Sami Lushtakut: Është në listën e zezë të SHBA-së dhe u dënua për kërcënim ndaj Gazmend Halilajt

Aktuale

Familja Imeri kundër Sami Lushtakut: Është në listën e zezë të SHBA-së dhe u dënua për kërcënim ndaj Gazmend Halilajt

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:00
Sami Lushtaku

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, thonë se Sami Lushtaku nuk do duhej të kandidonte për kryetar të Skenderajt.

Kjo familje thotë se Lushtaku është në listën e zezë të SHBA-së.

Gjithashtu kjo familje ka kujtuar se Sami Lushtaku ka kërcënuar avokatin Gazmend Halilajn dhe është dënuar për këtë.

Postimi i plotë:

Sami Lushtaku gjersa është në listën e zezë të SHBA-së nuk do të duhej të merrej me politikë fare, e le më të kandidohej për kryetar Komune.

Me sa dihet publikisht ai ka qenë i përfshirë në disa vepra si kërcënim, cenim i jetës së avokatit Gazmend Halilaj...

Për një siç dihet është dënuar dhe për të tjerat do të na tregon e ardhmja...!

Dhe fakti tjetër ku është i shprehur 'kreativiteti i tij gjenial' është;

me një çajtore që t'i mbledhë dhjetëra miliona për dy dekada në një vend të varfër si Kosova, kjo është më tepër se zbulim epokal në biznes ? ...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat