Udhëtimi i Kurtit në Paris, kryeministri nuk mori asnjë cent meditje

Aktuale

Udhëtimi i Kurtit në Paris, kryeministri nuk mori asnjë cent meditje

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:08
Emmanuel Macron dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti më 23 qershor udhëtoi për në Parisë për ta takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Afro 2 mijë euro nga buxheti i shtetit i shpenzuan ai dhe dy vartësit e tij Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi vetëm për biletat e udhëtimit në kryeqytetin e Francës.

2,264.28 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, koordinatori shtetëror për dialogun, Besnik Bislimi, dhe zëvendësja e tij, Emilja Rexhepa për vizitën dy ditore të tyre në Paris.

Ndërsa, shpenzimet për akomodim, dreka dhe darka nuk ka pasur, pasi këto shpenzime i kishte mbuluar nikoqiri i tij, Macron.

Kurti për këtë takim nuk mori asnjë cent meditje nga buxheti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat