“Forca e Diasporës”, paralajmërohet krijimi i një partie të re në Kosovë

Aktuale

“Forca e Diasporës”, paralajmërohet krijimi i një partie të re në Kosovë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:05
Ilustrim

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim ka thënë se Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur kryetarin e ri.

Pos saj, është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj", ka thënë ai.

Iniciativat “Bashkë për Istogun” dhe “Lista Guxo” janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Buleshkaj ka njoftuar se “Lista Guxo” do të kandidojë në Ferizaj vetëm për Kuvend Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat