Përplasjet Kurti-Vuçiq/ Ja të mirat që i erdhën Kosovës pas këtyre takimeve në Bruksel

Aktuale

Përplasjet Kurti-Vuçiq/ Ja të mirat që i erdhën Kosovës pas këtyre takimeve në Bruksel

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:57
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar deri më tash vetëm dy takime në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Profesor dr. Enver Bytyçi ka thënë se pas këtyre dy takimeve Kosovës, i sollën diçka shumë të rëndësishme.

Sipas profesorit, takimet e Kurtit në Bruksel e vunë delegacionin në balancë me atë serb.

Bytyçi thekson se, këto takime hoqën ndjenjën e inferioritetit dhe e zhbënë praktikën që Beogradi të diktojë edhe agjendën e bisedimeve dhe rezultatin  tyre.

Profesori shton se këto takime e bindën botën e qytetëruar se nuk mund të ketë marrëveshje të padrejtë midis Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i potë:

Disa medie në Kosove kanë filluar te spekulojnë me pyetjen: Çfarë sollën dy takimet e para Kurti-Vuçiq?!

Për 11 vite nuk ia bënë këtë pyetje as Hashim Thaçit, as Isa Mustafës, as Skendës, por po ia bëjnë zotit Kurti tani kur nuk kanë kaluar dy muaj nga rifillimi i dialogut!

Po ju përgjigjëm shkurt: Po, këto dy takime sollën diçka shumë të rëndësishme. E vunë delegacionin e Kosovës në balancë me delegacionin e Serbisë. Hoqën ndjenjën e inferioritetit. Zhbënë praktikën që Beogradi të diktojë edhe agjendën e bisedimeve, edhe rezultatin e tyre.

Dhe mbi të gjitha, e kanë bindur botën e qytetëruar se nuk mund të ketë marrëveshje të padrejtë midis Kosovës e Serbisë. Nuk mund të ketë as ndryshim kufijsh e ndarje të Kosovës, as krijim të një shteti serb brenda territorit të saj!

Nuk është pak, apo jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat