Haradinaj nga pushimi, mburret me punën e AAK-së në komuna

Aktuale

Haradinaj nga pushimi, mburret me punën e AAK-së në komuna

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po mburret me punën e subjektit që drejton në qeverisjen komunale.

Ai thotë se ky rezultat suksesi në Rahovec e Gjakovë, erdhi meqë me qeverisje po udhëheq AAK, derisa përgëzon Smajl Latifin për këtë angazhim.

”Rahoveci është komuna kampion për transparencën në qeverisjen komunale. Gjakova dhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, po ashtu kanë arritur rezultate shumë të larta.

Përgëzoj kryetarin Smajl Latifi për punën dhe angazhimin e palodhur në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Aleanca ofron qeverisje transparente, funksionale, zhvillimore, bashkë me qytetarët.

Urime!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat