Mbi 19 mijë të vaksinuar në ditë, tejkalohen parashikimet

Aktuale

Mbi 19 mijë të vaksinuar në ditë, tejkalohen parashikimet

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Për herë të parë prej që ka nisur procesi i imunizmit në Kosovë në fund të muajit mars është arritur numri më i madh i vaksinimeve brenda 24 orëve prej 19 mijë e 609 doza të administrura.

Madje kjo shifër ka tejkaluar edhe parashikimin prej 17 mijë vaksinimeve në ditë të cilën e pati premtuar ministri i Shënndetësisë Arben Vitia, se mund të bëhet brenda ditës.

Këtë premtim Vitia e kishte bërë në fushatën e imunizimit masiv ndaj koronavirusit.

Ministria ka bërë thirrje vazhdimisht për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat