“Të vranë ata që nuk munden t'ju mundin ndryshe, përveç eliminimit fizik”

Aktuale

“Të vranë ata që nuk munden t'ju mundin ndryshe, përveç eliminimit fizik”

Nga: M.L. Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:41
Shaban Manaj dhe presidenti Rugova

Veprimtarin e ndjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaban Manaj, në 21 vjetorin e vrasjes e përkujtoi djali i tij, Shkëmbi.

Nëpërmjet një postimi në Facenook, Shkëmb Manaj ka falënderuar strukturat e LDK-së dhe presidenten Vjosa Osmani që e nderuan veprën e babait të tij. Ai tha se një ditë drejtësia do të triumfojë.

Postimi i plotë:

Një jetë e shkrirë për lirinë e Kosovës.

21 vite me parë, në liri, të vranë ata që nuk munden t'ju mundin ndryshe, përveç eliminimit fizik.

Drejtësia është vonuar. Por, një ditë do të triumfojë dhe kriminelët do të marrin dënimin e merituar.

E falënderojmë Presidentën e Republikës znj. Vjosa Osmani, Kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku, Kryetarin e Komunes së Istogut dhe të Degës z. Haki Rugova, ish kryeministrin z. Avdullah Hoti, deputetë, familjarë të heronjëve e bashkveprimtarë të babes që sot ishin me Ne dhe që e përkujtuan dhe nderuan veprën e tij.

Krenohem me Ju, baba!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat