LDK zyrtarizon dhjetë kandidatë për kryetarë të komunave, Abdixhiku befason me kandidatin për Istogun

Aktuale

LDK zyrtarizon dhjetë kandidatë për kryetarë të komunave, Abdixhiku befason me kandidatin për Istogun

Nga: N. H Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:08
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar se ka zyrtarizuar edhe dhjetë kandidatë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Befasi padyshim është emri i ish-deputetit të LDK-së, Ilir Feratit, kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, pasi gara në këtë degë ishte mjaftë interesante.

Ndërkaq, përveç zyrtarizimit të kandidatëve, kjo parti ka marrë vendim edhe për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

Ja njoftimi:

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

- Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

- Anton Quni - kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

- Ilir Ferati - kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

- Hyrie Dobrunaj - kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

- Burim Krasniqi - kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

- Besim Hoti - kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

- Bajrush Hoti - kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

- Bexhet Xheladini - kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

- Jeton Biqkaj - kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

- Ruzhdi Shehu - kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat