“Rama, Ismaili apo Vitia”- Haradinaj jep nga një vlersim për kundërkandidatët

Aktuale

“Rama, Ismaili apo Vitia”- Haradinaj jep nga një vlersim për kundërkandidatët

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:47
Kandidati i AAK-së për kryetarë të Prishtinës, Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetarë të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka dhënë nga një vlersim për tre kundërkandidatët e tij për Prishtinën.

Haradinaj ka thënë se kandidati i LDK-së, Përparim Rama mundet me qenë ekspert i mirë por Prishtinës i duhet një djalë ndryshe.

“Ai mundet me qenë një ekspert i mirë, pse jo mundet në të ardhmen me ardhë me më ndihmu në ekip, e di që ka qenë në angazhime edhe me kryetarin aktual. Unë nuk e njoh personalisht e njoh vetëm patë këtë aferën e Badovcit. Nëse Prishtina do diçka të tillë, le të vazhdon, unë mendoj se Prishtinës është ka trumbeton me ardhë një djalë ma ndryshe”

Sa i përket kandidatit të PDK-së, Uran Ismailit,  ai tha se është përafërsisht i njëjtë me kandidatin aktual

“Me Uranin kemi bashkëpunu në Parlament, e njoh si ministër, nuk e njoh në ekzekutiv shumë. E vlersoj si njeri, por tek kryetari i kryeqytetit me keqardhje mundem të them po është përafërsisht me kryetarin aktual”

Gazetari Gashi e ka pyetur Haradinajn edhe për kandidatin e VV-së, cili besohet që do të jetë Arben Vitia.

“Personalisht nuk e vlersoj hiq për kundërkandidat, por duke e ditë që Vetëvendosja është e fuqishme në Prishtinë. Asnjë gjë të mirë se ka ba si ministër. Deri në Marec nuk e ka asnjë autoambulancë. Nuk e vlersoj” tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat