Shehu: Fitorja jonë në Junik është e sigurt

Aktuale

Shehu: Fitorja jonë në Junik është e sigurt

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:38
Ruzhdi Shehu

I nominuari kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë anëtarët e kryesisë së degës për besimin e dhënë.

“Kryesia e degës së LDK-së në Junik në mbledhjen e fundit, unanimisht mori vendim që unë të jam kandidat për kryetar të komunës së Junikut, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021. Ky vendim ka marrë mbështetje edhe nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe kryesia qendrore e LDK-së. I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë së degës për besimin e dhënë. Të gjithë së bashku duhet punuar për fitoren e LDK-së dhe ndryshimin e shumëpritur në komunën e Junikut”, u shpreh Shehu në Facebook.

Ai theksoi se në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Junikut dhe diasporën e çmuar si dhe në kordinim me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumin rinor dhe forumin e gruas si dhe anëtarësinë e gjerë të LDK-së, do të arrihet fitoren e LDK-së në Junik pas 12 viteve në opozitë.

“Fitorja jonë në Junik është e sigurt”, përfundoi ai .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat