Deputeti i PDK-së: Edhe një vendim tjetër i paligjshëm i Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Edhe një vendim tjetër i paligjshëm i Qeverisë Kurti

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:20
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka vlerësuar si ‘të paligjshëm’ vendimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për vazhdimin e vlefshmërisë për gjashtë muaj të letërnjoftimeve të skaduara.

Ai thotë se ky vendim është shkelje e dispozitave të ligjit për letërnjoftim.

“Vazhdimi i vlefshmërisë së letërnjoftimeve të skaduara, duhet të shfuqizohet sa më parë, në mënyrë që të evitohen pasojat e pariparueshme që shkaktohen përgjatë krijimit, ndryshimit apo shuarjes së marrëdhënieve juridike që qytetarët i vendosin mbi bazën e letërnjoftimeve të skaduara.

Fakti se ky ligj përcakton gjoba për shkak të pavlefshmërisë së letërnjoftimit, konfirmon rëndësinë e mos lejimit të situatave në dëm të qytetarëve dhe institucioneve ligj-zbatuese, sepse siguria juridike është edhe parimi, e edhe qëllimi i ligjeve që duhet zbatuar, e jo interpretuar sipas dëshirës e për qëllime politike”, ka shkruar Lushtaku në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat