Suma tregon se si arrin t’i fitojë zgjedhjet pa shpenzuar asnjë centë

Aktuale

Suma tregon se si arrin t’i fitojë zgjedhjet pa shpenzuar asnjë centë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 00:03
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE.

Ai ka treguar edhe mënyrën se si ka arritur të fitojë 3 palë zgjedhje duke garuar si kryetar i pavarur dhe pa shpenzuar mjete financiare për fushatë elektorale.

“Formula është se ne duhet të punojmë. Qytetarët i dinë të mirat dhe jo të mirat. Qytetarët na njohin dhe ata janë që e vlerësojnë kontributin. Ata nuk kanë nevojë që vetëm në kohë të zgjedhjeve të punojmë dhe tiu premtojmë.

Përkundrazi ne synojmë që në kohë fushate të mos kemi shumë projekte”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat