Suma: Me 50 ushtarë kemi zmbrapsur 6 mijë ushtarë serbë!

Aktuale

Suma: Me 50 ushtarë kemi zmbrapsur 6 mijë ushtarë serbë!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 00:19
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE.

Në pjesën e dytë të intervistës ai ka folur edhe për angazhimin në UÇK si komandant dhe përballjen e krerëve të luftës me drejtësinë ndërkombëtare.

Suma ka thënë se beson në pafajësinë e tyre derisa ka thënë se ka qenë gabim i tyre dhe i deputetëve tjerë të Kuvnedit të Kosovës që kanë vendosur krijimin e një gjykate të padrejtë.

Duke rrëfyer për ditët e para të inkuadrimit në luftë, Suma thotë se kanë qenë rreth 50 pjesëtarë të UÇK-së që janë përballur me mijëra ushtarë serbë, të cilët sipas tij kanë humbur këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat