Refuzohet kërkesa e Driton Lajçit, Gjykata Speciale nuk i ndërpret hetimet ndaj tij

Aktuale

Refuzohet kërkesa e Driton Lajçit, Gjykata Speciale nuk i ndërpret hetimet ndaj tij

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:55
Driton Lajçi

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Driton Lajçit për përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Vendimi është marrë dje nga gjyqtari francez, Nicollas Guillou.

Ky i fundit, ka refuzuar kërkesën e Lajçit dhe ka urdhëruar mbrojtjen e tij që deri më 30 korrik të dërgojë parashtresat e tij në lidhje me vendimin e marrë.

Ndryshe, mbrojtja e Driton Lajçit kishte kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, që të urdhërojë përfundimin e menjëhershëm të hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndaj Lajçit.

Para se në tetor të vitit të kaluar të jepte dorëheqje, Lajçi kishte mbajtur pozitën e shefit të Divizionit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Këtë kërkesë, mbrojtja e kishte arsyetuar me faktin se Lajçi ka qenë objekt i hetimeve të ZPS për dy vjet dhe deri më sot, ZPS nuk ka arritur të ngritë aktakuzë për ndonjë krim që pretendohet se ka kryer Lajçi.

Sipas mbrojtjes, logjikisht hetimi kundër Lajçit ishte nisur para se ai të ishte ftuar zyrtarisht për një intervistë në cilësi të të dyshuarit më 3 maj 2019 dhe një aplikim për të sekuestruar telefonin e tij ishte bërë para urdhrit të gjykatësit paraprak të datës 2 prill 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat