Alarmi nga Sali Berisha për Kosovën: Ky është rreziku i madh nga treshja Vuçiq-Rama-Zaev - flet edhe për skenarin e presidentit serb

Aktuale

Alarmi nga Sali Berisha për Kosovën: Ky është rreziku i madh nga treshja Vuçiq-Rama-Zaev - flet edhe për skenarin e presidentit serb

Nga: N. H Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe njëherësh ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një skanim të situatës politike në Ballkan, përcjell “Bota sot”.

Berisha në shkrimin e tij mes të tjerave ka bërë një paralajmërim lidhur me rrezikun që i pret shqiptarët nga treshja; Vuçiq-Rama-Zaev.

Sipas ish-kreut të qeverisë shqiptare, kjo aleancë është e tëra në funksion të Aleksandër Vuçiçit dhe kryekëput kundër Kosovës dhe defaktorizimit të rolit të saj si vend i pavarur në rajon për llogari të Serbisë.

“Kjo aleancë është e tëra në funksion të Aleksandër Vuçiqit dhe kryekëput kundër Kosovës dhe defaktorizimit të rolit të saj si vend i pavarur në rajon për llogari të Serbisë. Samiti i Zotërisë me dy shërbëtor në Novi Sad fshiu Kosovën po për interesa absolute të Vuçiqit dhe serbomadhisë së tij jo vetëm nga tryeza e bisedimeve por në një provokacion shumë të rëndë dhe nga harta e Ballkanit”, shkruan ai.

Ja shkrimi i plotë i Berishës:

Aleanca Trilaterale e Vuçiq-Rama-Zaev është destabilizuese dhe antishqiptare!

Miq, bashkëpunimi rajonal është i dobishëm dhe i domosdoshëm po vetëm kur ai behet midis shteteve sovrane dhe te barabarta. Ky bashkëpunim zgjeron liritë themelore te qytetareve te vendeve te rajonit i shërben njohjes me te mire mirekuptimit midis njerezve dhe fuqizimit te shkembimeve ekonomike kulturore midis vendeve. Por efekte absolutisht te kundert kane aleancat bi apo tri laterale rajonale, ato kercenojne paqen stabilitetin veçanerisht ne rajon qe sapo kane dale nga konflikte te egra.

Nje aleance e tille eshte dhe aleanca trilaterale e Presidentit te Serbomadhise Vuçiç me argatet apo çiraket e tij Rama&Zaev.

Kjo aleance u themelua ne Novi Sad ku Vuçiç ne prani te Rames dhe Zaev lançoi idene e vjeter te Mini Shengentit rajonal. Por mungesa e Kosoves, Malit te Zi dhe Bosnjes e shnderroi samitin e Novisadit ne Samitin e Vuçiçit apo te padronit dhe dy çirakeve te tij, te cilet me pranine e tyre ne ate samit shpallen Vuçiçin si promotor te integrimeve rajonale, de facto si udheheqesin e rajonit. Kjo aleance eshte e tera ne funksion te Aleksander Vuçiçit dhe kryekeput kunder Kosoves dhe defaktorizimit te rolit te saj si vend i pavarur ne rajon per llogari te Serbise. Samiti i Zoterise me dy sherbetor ne Novi Sad fshiu Kosoven po per interesa absolute te Vuçiçit dhe serbomadhise se tij jo vetem nga tryeza e bisedimeve por ne nje provokacion shume te rende dhe nga harta e Ballkanit.

Ne kete kontekst Beogradi diten e Samitit publikoi harten e Samitit per rajonin ne te cilen Kosova paraqitej si pjese e Serbise dhe Edi Rama ne mediat e tij por edhe ne rrjetin e tij personal te fb publikoi hartat e Beogradit per rajonin ne te cilat Kosova paraqitej pjese e Serbise. Pas ketij Samiti themelues fantazma e aleances trilaterale perçarese Vuçiç-Rama-Zaev kaloi edhe ne Shkup dhe Tirane duke ndezur po per llogari te padronit Vuçiç dhe ne nje akt te mirefillte antishqiptar, antikombetar luften e ftohte te Tiranes ndaj Prishtines. Edi Rama, mikpritesi i Samitit me urdher te padronit te tij nuk kurseu rrufete ndaj kryeministrit te Kosoves dhe rezultati i vetem i Samitit te Tiranes ishte kjo lufte antikombetare e Edi Rames ndaj Kosoves.

Marreveshja e Uashingtonit ku Serbia dhe Kosova u ulen ne Shtepine e Bardhe ne prani te Presidentit Trump si pale te barabarta u duk se i dhe fund aleances trilaterale te Novisadit dhe e shnderroi marreveshjen e Novisadit apo Mini Shengenin ne nje marreveshje midis shteteve te barabarta te rajonit. Por samiti i fundit trilateral virtual Vuçiç-Rama-Zaev ishte nje shkelje e hapur e marreveshjes se Ëashingtonit dhe rikthim tek traktati i Novisadit, i cili injoron ekzistencen e shtetit te pavarur te Kosoves dhe vendos hegjemonine e Serbise ne rajon.

Perveç kesaj aleanca trilaterale Vuçiç-Rama-Zaev eshte destabilizuese dhe antishqiptare sepse ajo ne nje fare menyre eshte kunder edhe shqiptareve te Maqedonise se Veriut.

Duke perfituar nga kjo aleance partite politike te etnise maqedonase hartuan rezoluten ne pergjigje te problemeve qe kane me Bullgarine ne te cilen injorohet teresisht ekzistenca e etnise shqiptare ne ate vend. Une uroj qe kundershtite midise Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise te zgjidhen sa me shpejt por vleresoj se me rezoluten e fundit partite e etnise maqedonaese u suallen sikur ne ate vend jetojne vetem ato dhe jo edhe shqiptaret. Perveç ketyre, Aleanca trilaterale e Mini Shengenit gjysma gjel Vuçiç-Rama-Zaev, ne te cilin nuk marrin pjese tre vendet e tjera sepse nuk deshirojne te nxisin serbomadhine ne rajon vetvetiu ushqen dhe gjalleron nacionalizmat rajonal.

Si perfundim mund te thuhet se rajoni ka nevoje jo per Aleanca gjithperfshirese dhe jo bi apo trilaterale. Historia ka provuar se hegjemonia serbe ne rajon apo dominimi i Ballkanit nga Beogradi nxit destabilizm dhe konflikte. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat