Çka shkruan VOA pasi Distria Krasniqi fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike

Aktuale

Çka shkruan VOA pasi Distria Krasniqi fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:30
Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo të shtunën mundi në finale japonezen Funa Tonaki, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra.

Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Duke përgëzuar Distria Krasniqin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi ne rrjetet sociale se “ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë.

 

Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitore së Majlinda Kelmendit po në xhudo në Lojërat Olimpike ne Rio në vitin 2016.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat në xhudo, mundje, not dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat