Dalin rezultatet 24 orëshe për COVID-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Dalin rezultatet 24 orëshe për COVID-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:58
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Asnjë viktimë nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Koronavirusit në Kosovë.

Janë regjistruar 19 raste të reja pozitive, ndërsa 8 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në total numri i rasteve aktive është 137.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat