Ҫun Lajҫi uron Distria Krasniqin: Sa e madhe je Kosovë e sa t'vogël t'kujtuen ata që provuen me t'thye si arrat

Aktuale

Ҫun Lajҫi uron Distria Krasniqin: Sa e madhe je Kosovë e sa t'vogël t'kujtuen ata që provuen me t'thye si arrat

Nga: H.O. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:54
Distria Krasniqi

Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook ka uruar xhudisten nga Kosova, Distria Krasniqi për fitore në Tokio.

Ai shkruan se ‘Dikund ku s'të lanë gjinkallat me humbë, e deti t'zbardhon me krypë, m'gjenë spartanja Distria e spartaku Driton me nji medale t'arit e thërras”:

“Sa e madhe je Kosovë e sa t'vogël t'kujtuen ata që provuen me t'thye si arrat”.

Postimi i plotë:

Distria e Dardanisë

   Dikund ku s'humbësh jam, ku s'të brenë vetmia as ajo miza e verdhë që Anadollit i brente shqiptarët e përndjekun.

   I gjetun jam nga nji Teutë spartane, që i përmbyti romakët n'det për nji Agron, si Distria e fisit të fisëm, që kurrizin ia puthi me tokën e saj japonezës, e Dardaninë tonë e mbushi me lot gëzimi, tue ba me krah!

   Edhe mua, t'humbunin, n'ranën e prusht, mi mbushi mushknitë jod e oksigjen e shpërtheva gëzimit: Kurrë mos t'humbët bima jote moj dorë e hekurit që din edhe djepin me përkundë!

   Dikund ku s'të lanë gjinkallat me humbë, e deti t'zbardhon me krypë, m'gjenë spartanja Distria e spartaku Driton me nji medale t'arit e thërras: Sa e madhe je Kosovë e sa t'vogël t'kujtuen ata që provuen me t'thye si arrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat