“Kosova duhet të jap diçka në këmbim të njohjes nga Serbia”, këshilltari i Konjufcës i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut

Aktuale

“Kosova duhet të jap diçka në këmbim të njohjes nga Serbia”, këshilltari i Konjufcës i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2021 Në ora: 21:42
Nexhmedin Spahiu

Publicisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar dje se Kosova duhet t japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia.

Sipas tij, këtë e ka bërë të ditur president francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden me letrat e dërguara.

“Thelbi i vërtet i dialogut qëndron të pyetja që presidenti francez Macron i bën kryeministrin Kurti, se çfarë do të lëshojë për të marrë njohjen. Por, edhe presidenti Biden në letrat e tij i kërkon presidentit të Serbisë të njohë Kosovën dhe presidentes të Kosovës i thotë të përgatitet për kompromise të vështira”, është shprehur Spahiu në “Balkan Talks”.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, përcjell Bota sot. Teksa e ka quajtur “kosovarac”, Tali ka thënë se deklarata e Spahiut, po i duket e njëjtë me të presidentit serb Aleksanda Vuçiq, i cili insiston që “Serbia duhet të fitojë diçka në relacion me Kosovën”.

Reagimi i Talit në Facebook:

Nifar vakti nji filozof (kosovarac) shumë i mençUm thoshte se "rinia e Kosovës e sheh perëndimin nëpërmes Beligradit", e tashti njo i sojit t'njëjtë paska thënë që "duhet m'i dhënë diçka Serbisë për me na njoftë".

A nji tjeter, t'cilit Shqipnia Londineze koxha ja ngon pallavrat, si pikllueshëm - diqyshna si t'u kajtë - pati thonë "duhet me kuptu Serbinë se ka hup territor" (demek Kosmetin e ka hup).

Gjersa Vuçe qe sa e sa po thotë qe "nuk shkon veç Serbia me hup, në relacion me Kosovën. Edhe Serbia duhet diçka me fitu".

Thirrmëni qysh doni ama qeto deklarata po m'doken si njëjtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat