“Thikë pas shpine SHBA-së dhe Britanisë”, familja Imeri: SHBA ka lista të zeza për këta politikanë - çka përkrahi Kurti

Aktuale

“Thikë pas shpine SHBA-së dhe Britanisë”, familja Imeri: SHBA ka lista të zeza për këta politikanë - çka përkrahi Kurti

Nga: A.Zh Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:58
Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka kritikuar partitë opozitare, të cilët po e akuzojnë kryeministrin Albin Kurti, se është anti amerikan.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Amerika e respekton më shumë Kurtin se partitë opozitare, përcjell Bota sot.

Familja Imeri ka akuzuar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn me grupe, se deshën t’i fusin “thikë pas shpine” Amerikës dhe Britanisë, duke tentuar zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tyre, SHBA ka lista të zeza për ata që e sulmojnë, por të cilat nuk i publikon.

Reagimi i familjes Imeri në Facebook:

Opozitarët e mjerë nuk po dinë se kah t’ia mbajnë!

Një duhet ta keni të qartë se Amerika e respekton më shumë Albin Kurtin se juve, deklaratat e juaja banale, boshe nuk i hyjnë kujt në punë e ka kuptuar sovrani, andaj edhe jeni aty ku jeni!

Dëshmuat për dy dekada që jeni krimi i organizuar, ishit shteti i kapur, jeni personalisht të zhytur në krim e korrupsion, ka dëshmi e prova, prandaj ju zhurmoni se e dini që një ditë kur shteti çkapet tërësisht...

Shteti duhet dhe do t’i shërbejë qytetarit, jo hajnit që vet quhet patriot e herë luftëtar, por është i kamufluar ama në realitet është vetëm kriminel i shumëfishtë, këtë do ta dëshmojë koha!

Kryeministri Kurti, ka përkrahur Gjykatën Speciale në atë kohë kur ju provuat ta zhbëni e të rrënoni marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara po nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo ishte thikë pas shpine ndaj Amerikës dhe Britanisë, kështu deklaruan atë botë ambasadorët e Quintit njëzëri ...

Këtë thikë e patën mbrehur mirë e mirë ish-pushteti i atëhershëm:

1.Hashim Thaçi me grup..

2.Ramush Haradinaj me grup...

3.Fatmir Limaj me grup...

Prandaj kot serviloheni se kinse jeni proamerikanë, maska u është çjerrë ...

Amerika ka çka nuk ka ..

Ka lista të zeza të cilat i publikon, ka edhe lista të zeza të cilat nuk i publikon, por që janë akoma më të zeza për ata që sulmojnë Amerikën pas shpine.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat