Hoxhaj flet me kryeministrin e Kroacisë, tregon se çfarë biseduan dhe situatën aktuale nga aksidenti

Aktuale

Hoxhaj flet me kryeministrin e Kroacisë, tregon se çfarë biseduan dhe situatën aktuale nga aksidenti

Nga: M.H. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-kreytari në detyrë I PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur sot në Kroaci.

Hoxhaj shprehi ngushëllimet për familjarët duke iu ofruar ndihmë, përcjell “Bota sot”.

Ai më tej tregon që ka biseduar me Kryeministrin e Kroacisë duke e falendëruar për ndihmën që I ka ofruar të lënduarëve.

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën, shtoi ai.

Postimi i plotë

Pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, bisedova në telefon me mikun tim, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, të cilin e falendërova për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne. Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat