Kryeministri i Kroacisë e telefonoi Kurtin, ja për çfarë e siguroi

Aktuale

Kryeministri i Kroacisë e telefonoi Kurtin, ja për çfarë e siguroi

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:10
Andrej Plenkoviç

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.

“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të lënduarve rëndë dhe për tu kujdesur për të lënduarit.

Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat