Ky është shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti

Aktuale

Ky është shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:23
Dukagjin Lyta

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Gazeta mëson se shoferi që po e voziste autobusin në momentin kur ndodhi aksidenti është Dukagjin Lyta.

Lyta, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit është edhe shoferi tjetër, Naser Sylmetaj.

15 nga 45 të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndestësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat