Familjari kërkon vajzën 18 vjeçare që ndodhej në autobus: Telefoni s’po i punon ...

Aktuale

Familjari kërkon vajzën 18 vjeçare që ndodhej në autobus: Telefoni s’po i punon ...

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në autobusin e aksidentuar ndodhej edhe një vajzë 18 vjeçare.

Një familjar i kësaj vajze, saktësisht djali i axhës së saj, përmes një lidhje telefonike në RTK ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar dhe deri tani nuk kanë asnjë informacion për të.

“Nuk kemi kontakt me të që kur është nisur. Telefoni nuk po i punon. Kemi kontaktuar ambasadën, por nuk kanë dhënë ende informacione, jemi në pritje. Ajo është vajza e axhës tim, dhe është vetëm 18 vjeçare”, është shprehur familjari.

Autobusi me targa të Kosovës ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat