Rriten lehtë rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Rriten lehtë rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:13
QKUK

25 raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Është shëruar vetëm një qytetar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.

Në total numri i rasteve aktive është 161.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat