Flasin dy nga të mbijetuarit e aksidentit të sotëm në Kroaci

Aktuale

Flasin dy nga të mbijetuarit e aksidentit të sotëm në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja.

"Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe", ka thënë njëri prej të mbijetuarve.

Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë ku do të vizitojë edhe të lënduarit që po trajtohen në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat