Vjen reagimi i ashpër nga Çun Lajçi: Me pasë ndëgjua Millosheviçin s’ishte ba…

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga Çun Lajçi: Me pasë ndëgjua Millosheviçin s’ishte ba…

Nga: M.H. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:53
Çun Lajçi

Aktori shqiptar Çun Lajçi ka reaguar ndaj analistit politik Nexhmedin Spahiu në lidhje me një deklaratë të tij i cili u shpreh se “Kosova duhet t’i jep diçka Sërbisë”.

Ai u shpreh se këtë dëshirë e ka pasur edhe Millosheviçi sepse edhe ai e lypte gjysën e Kosovës për të mos ta shkrumbur vendin, përcjell “Bota sot”.

Më tej shton se për këtë deklaratë të tij çfarë të i themi dëshmorëve që nuk ngjallën.

Postimi i plotë

Lexova dikund

“Kosova duhet ti jep diçka Sërbisë”

S’po ia përmendi emnin. Le të mbetët n’shpirtin e tij

Veç

Me pasë ndëgjua Millosheviçin s’ishte ba shkrum Kosova. Do t’ishte gjallë edhe Adem Jashari e familja e tij. Edhe ai e lypte gjysën e Kosovës si Vuçiçi e si këta tonët që po thonë “Kosova duhet me i dhanë diçka Sërbisë” por heroit e dëshmorët nuk ngjallën. Çka me iu thanë atyne kur t’marrin vesh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat