Lëvizja Vetëvendosje me telegram ngushëllimi për familjarët e viktimave

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje me telegram ngushëllimi për familjarët e viktimave

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:08
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një telegram ngushëllimi për të vdekurit nga aksidenti në Kroaci.

Në telegram janë shprehur ngushëllime për familjet të cilët kanë humbur familjarët.

“Aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e 10 personave deri më tani, bashkatdhetarë tanë, e që la shumë të tjerë të lënduar në spital e në betejë për jetën, na pikëlloi jashtë çdo mase në këto ditë vere ku të gjithë presin bashkim e kohë me të afërmit e tyre në vendlindjen Kosovë”.

“Ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit, e urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë janë angazhuar atje, me bindjen e kujdesit të tyre për rastin në fjalë, neve ndajmë sot dhimbjen me familjet e prekura nga kjo tragjedi”, kanë shkruar në telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat