Presidentja Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Aktuale

Presidentja Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:10
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore.

Në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Kujtojmë që nga ky aksident kanë mbetur 10 të vdekur e 44 të lënduar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat