“Nuk është në spital”, familja kërkon informacione për vajzën e tyre që ishte në autobusin e aksidentuar

Aktuale

“Nuk është në spital”, familja kërkon informacione për vajzën e tyre që ishte në autobusin e aksidentuar

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familjarët e vajzës së re, Anjeza Bellanica, e cila ndodhej në aksidentin i cili u aksidentua sot në Kroaci, nuk po dinë asgjë për fatin e saj.

Djali i axhës së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë në televizionin publik se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo pasi që nuk po gjindet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi naj informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda.

Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat