Dalin pamje të reja nga vendi ku po trajtohen disa nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Aktuale

Dalin pamje të reja nga vendi ku po trajtohen disa nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod.

Në këtë aksident të rëndë dhjetë persona mbetën të vdekur, 15 pësuan lëndime të rënda, ndërsa 14 persona mbijetuan pa lëndime.

Personat e lënduar janë transportuar për në spitalin në Slavonski Brod për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa ata të cilët shpëtuan pa lëndime të rënda janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike.

Një bashkëatdhetar me emrin, Tun Tunaj, ka publikuar video nga vendi ku po trajtohen disa nga personat që morën lëndime si pasojë e aksidentit.

Materiale mjekësore që nevojiten për t’u dhënë ndihmë të lënduarve, shihen gjithandej nëpër tavolina.

Po ashtu të pranishëm janë ekipet mjekësore të cilët po trajtojnë të lënduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat