Kryeministri i Kroacisë e vlerëson lartë këtë veprim të kryeministrit Kurtit

Aktuale

Kryeministri i Kroacisë e vlerëson lartë këtë veprim të kryeministrit Kurtit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:16
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Plenkoviq ka thënë se i erdhi shumë mirë që kryeministri Albin Kurti shkoi aq shpejt në Kroaci dhe për këtë kryeministri kroat falenderoi pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan ta dërgojnë Kurtin në shtetin kroat.

“Më erdhi shumë mirë që kryeministri Kurti erdhi kaq shpejt. I falenderoj edhe pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR=it që ndihmuan ta sjellin kryeministrin Kurti këtu. Falenderoj stafin e spitalit, Policinë dhe të gjithë që u gjenden afër personave që perjetuan këtë aksident”, tha Plenkoviq.

“Ngushëllime famileve miqeve që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi të madhe I kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica jëna jashtë rrezikut për jetë, në gjendje stabile. Sërish ngushëllimë për të gjithë”, shtoi kryeministri kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat