“Pacientët janë në duar të mira”/ Kryeministri Kurti jep lajmin e mirë nga Kroacia

Aktuale

“Pacientët janë në duar të mira”/ Kryeministri Kurti jep lajmin e mirë nga Kroacia

Nga: A.Morina Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Andrej Plenkoviç, ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić, Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš dhe Ministri i Brendshëm Davor Božinović arritën në spitalin e Slavonski Brod, në të cilën gjenden udhëtarët që u plagosën gjatë aksidentit të sotëm.

Pak para arritjes së kryeminsitrit Albin Kurti në Kroaci, kryeminstri Plenkoviç potencoi se një aksident i tillë i rëndë nuk ka ndodhur për shumë vite në shtetin kroat.

“Unë do të doja të shprehja ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë kroate dhe popullit kroat për familjet e të prekurve nga ky aksident. Falënderoj drejtorin e spitalit, ambasadorin, Ministrin Beros, shërbimet e urgjencës për përpjekjet e tyre maksimale për të ndihmuar të plagosurit. Ne, gjithashtu presim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ministrat e tij, në mënyrë që edhe ata të jenë në gjendje të vizitojnë njerëzit këtu që janë kryesisht qytetarë të Kosovës. Një aksident i rëndë dhe i madh që nuk e kemi pasur me vite”, tha Plenković, transmeton jutarnji.hr, përcjell “Bota sot”.

Image

Madej, kryeministri kroat u shpreh i gatshëm që të ndihmojë të plagosurit që nga kostot, qëndrimi, e deri te vazhdimi i udhëtimit për në shtëpi.

“Sapo patëm një takim pune. Ne do të bëjmë gjithçka që na duhet për të ndihmuar. Nga kostot, qëndrimi këtu, te vazhdimi i udhëtimit sepse jo të gjithë të plagosurit do të jenë në gjendje të shkojnë në shtëpi në të njëjtën kohë, tha kryeministri kroat.

Kurse, rreth orës 8 të mbrëmjes, Plenković mirëpriti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në spitalin e Bordit.

Image

Kryesministri Kurti tha se të plagosurit u gjetën në duar të mira dhe shprehi falenderime për të gjithë menaxhmetin e spitalit.

“Kam vizituar të gjithë pacientët. Dua të falënderoj menaxhmentin e spitalit, por edhe të gjithë profesionistët shëndetësorë”, tha kryeministri i Kosovës, duke shtuar se kjo është një ditë e vështirë për popullin e Kosovës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat