​Pesë viktimave të aksidentuar në Kroaci u bëhet obduksioni

Aktuale

​Pesë viktimave të aksidentuar në Kroaci u bëhet obduksioni

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:03
Skena nga vendi i aksidentit

Autoritetet kroate thonë se deri më tani i kanë kryer obduksionin e pesë nga dhjetë viktimat të cilët gjetën vdekjen si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Autobusi nga Kosova me 67 pasagjerë dhe dy shoferë në bord, duke udhëtuar gjatë rrugës nga Frankfurt për në Prishtinë, devijoi nga autostrada në Slavonski Brod, Kroacia Lindore, si rezultat i së cilës nëntë pasagjerë dhe shoferi që pushonte humbi jetë. Dyzet e katër pasagjerë u plagosën, duke përfshirë 15 rëndë.

Gjatë qëndrimit në Slovanski Brod Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla tha se kthimi i të mbijetuarve dhe i trupave të pa jetë për në Kosovë varet nga protokollet zyrtare që i praktikon Kroacia. Ndërkaq kryetari i Slavonski Brod-Qarku Posavina, Danijel Marushiq konfirmoi se autopsitë janë kryer në pesë trupa të cilët janë identifikuar, njofton Agjencia e lajmeve HINA.

Hina mësoi se autoritetet po shqyrtojnë opsionet në lidhje me transportin e të mbijetuarve dhe se një nga opsionet është një fluturim të veçantë nga Kroacia në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat