Krasniqi nga Vetëvendosje dhe Morina nga Lista Guxo propozohen për kryetar të Malishevës

Aktuale

Krasniqi nga Vetëvendosje dhe Morina nga Lista Guxo propozohen për kryetar të Malishevës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:59
Alban Krasniqi dhe Rrahim Morina

Kanë mbetur më pak se tre muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lisa Guxo për dallim nga partitë tjera ende nuk e kanë zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të komunave.

Në komunën e Malishevës janë propozuar dy emra për kryetar të kësaj komune.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rrahim Morina janë propozuar për kryetar. Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit komunal të Malishevës, Rrahim Morina.

Ky i fundit ka thënë se Lista Guxo dhe Vetëvendosje në qendër do të përcaktohen për njërin nga kandidatët.

“Unë dhe Alban Krasniqi jemi kandidat për kryetar. Unë jam nga Lista Guxo, Albani është nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është çështje e nivelit qendror. Ne do të shkojmë me një listë të përbashkët. Për cilindo që vendos qendra për mua është e pranueshme”, ka thënë Morina.

Kandidati për kryetar, sipas tij, është shumë i rëndësishëm duke shtuar se peshën kryesore për të fituar garën për Malishevë, do ta ketë kandidati për kryetar të komunës.

Partia Demokratike e Kosovës, e ka propozuar Isni Kilajn, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajrush Hotin për kryetar të Malishevës.

Komuna e Malishevës udhëhiqet që dy mandate nga Nisma Socialdemokrate.

Partia e Fatmir Limajt ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat