“Yrysh e në foto me djalin e Sllobës”/ Tali ngacmon Selimin, i kujton takimin me zyrtarin serb

Aktuale

“Yrysh e në foto me djalin e Sllobës”/ Tali ngacmon Selimin, i kujton takimin me zyrtarin serb

Nga: A.Zh Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:40
Petrit Selimi me djalë, selfie me Ivica Daçiq

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka publikuar disa fotografi të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se Daçiq edhe me pamje e imitonte kasapin e Ballkanit Slobodan Millosheviq.

Tali ka kujtuar se si ish-zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ishte fotografuar së bashku me djalin e tij me zyrtarin serb.

Sipas tij, “moralistët e televizioneve” e mirëkuptuan takimin e tyre dhe nuk kërkuan dorëheqjen e Selimit.

Reagimi i Talit në Facebook:

Pak nostalgji

Nuk është Slloba, por djali tij, Ivica Daçiqi.

Ivica kështu, edhe me luk, e imitonte babën.

Një zv ministër i Kosovës, nga partia e patriotëve të Kosovës, shumë e ka pas dashtë. Një herë për pak edhe djalin e vet ke ka e lëndon t'u marr yrish me dal në foto me djalin e Sllobës.

Interesant këta moralistët e TV debateve dhe pordhtaleve e mirëkuptuan.

Frikohesha mos po i kërkojnë dorëheqje, por shyqyr nuk i kërkuan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat