E konfirmon Sveçla: Nesër nisen për në Kosovë trupat e 10 viktimave në Kroaci

Aktuale

E konfirmon Sveçla: Nesër nisen për në Kosovë trupat e 10 viktimave në Kroaci

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:00
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se trupat e 10 viktimave të aksidentit të djeshëm do të nisen nesër në mbrëmje.

“Sot janë realizuar 5 autopsi dhe nesër pritet të realizohen edhe 5 të tjera dhe kjo bëhet sipas ligjeve të Kroacisë dhe në momentin që kryhen do të jemi të gatshëm dhe kjo besoj që mund të ndodhë nesër në mbrëmje dhe pastaj është çështje e udhëtimit deri sa të mbërrijnë në Kosovë”, tha Sveçla.

Ai po ashtu tha se edhe personat që kanë shpëtuar nga aksidenti i autobusit nga Kosova do të mund të nisen nesër në orët e vona.

“Jemi të angazhuar që të bëjmë  kthimin e qytetarëve që kanë shpëtuar dhe janë liruar nga spitali dhe një pjesë e tyre që do të lirohen nesër dhe mendoj se do të mund të nisen nesër në orët e vona të mbrëmjes”, tha minnistri Sveçla.

Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik në Kroaci, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat