Deklarohet familjari i të lënduarve nga aksidenti në Kroaci, tregon si është gjendja e tyre

Aktuale

Deklarohet familjari i të lënduarve nga aksidenti në Kroaci, tregon si është gjendja e tyre

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 00:19
Familjari i të aksidentuarve, Blerim Thaçi

Familjari i të aksidentuarve, Blerim Thaçi, ka treguar se në autobusin e aksidentuar dje në Kroaci ishin vajza dhe gruaja e tij, të cilat janë lënduar dhe janë duke pranuar tretman mjekësor në spital.

Ai ka deklaruar se tani situata është e mirë pas aksidentit.

“Vajza ime ka pasë një operacion dje, sot e pati edhe një tjetër, ajo është pak më mirë. Ndërsa gruaja nesër do të hyjë në një operacion, pasi dorën e kishte të ënjtur. Unë iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të personave që kanë vdekur si dhe iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Nga spitali ku janë duke u trajtuar të lënduarit sot janë lëshuar 26 persona”.

Thaçi ka thënë se stafi shëndetësor në Kroaci  janë duke i trajtuar  shumë mirë.

“Nuk ka më mirë si të jetë, kanë reaguar shumë mirë. Ambasadori i Kosovës ka qenë këtu deri në ora 16:00 dhe na ka ndihmuar në përkthim dhe me gjëra të tjera. Organizimi është shumë i mirë, këtu sot kanë qenë Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit dhe disa ministra”,ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se në momentin kur ka ndodhur aksidenti gruaja dhe vajza e tij kanë qenë në gjumë dhe nuk mbajnë në mend se si ka ndodhur dhe nuk kanë parë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat